Ilustrim

Policia e Kosovës bastisë në disa lokacione, sekuestron veturë, kontrata, fatura e dokumente

Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione të ndryshme gjatë ditës së djeshme në Gjakovë – Prishtinë, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata kompetente pas kërkesës nga autoritetet e një shteti tjetër.

Sipas policisë janë bastisur prona të dy të dyshuarve kosovar ku si prova materiale janë sekuestruar: një veturë Mercedes, dokumente të ndryshme (kontrata, fatura dhe dokumente tjera përcjellëse).