Policia e Kosovës bastis bankën paralele serbe në Leposaviq

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike është duke bastisur bankën paralele serbe në Leposaviq sot më 12.09.2024.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvëndësdrejtori i Drejtorisë Rajonale, Mitrovicë-Veriut, Veton Elshani i cili potencoi se dyshohet për shpëlarje parash.

“Me urdhër të gjykatës në Mitrovicë, sot kemi hy në bastrisje në një lokacion ku ne dyshojmë se është gjind banka popullore e Serbisë, dega në Kosovë edhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave të Serbisë. Banka paralele është në Leposaviq. Krimet Ekonomike të Prishtinës janë duke bastisur, ne jemi duke asistuar. Dyshimi është për shpëlarje parash”- tha Elshani për KALLXO.com