Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike.

“Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, i dyshuari kërkohet nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore turke.

Lidhur me rastin, Policia thotë se do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.