Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar serb për krime lufte në Kamenicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, shtetas të Kosovës, për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Arrestimi i tè dyshuarit është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

KALLXO.com mëson jo zyrtarisht se i dyshuari i përket nacionalitetit serb.

Ndërkaq, sipas raportit policor theksohet se i dyshuari besohet se krimet i ka kryer në Kamenicë më 19 qershor të vitit 1999.

Policia në raport tutje bën të ditur se i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka kontaktuar Prokurorinë Specialet për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti, por nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Mbi 13.000 civilë janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë.