Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Shqipëria, mbante armë pa autorizim

Policia e Kosovës njofton se në pikën kufitare në Vërmicë ka ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë të cilin e  drejtonte  i dyshuari SH.C. (1965),  shtetas i Shqipërisë.

Gjatë kontrollit në sirtarin (fiokën) para ulëses së pasagjerit është gjetur një armë  e tipit TT  e cila kishte në karikator shtatë fishekë.

Tutje Policia sqaron se personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit arma dhe municioni (fishekët) janë konfiskuar si dëshmi materiale.

Sipas Policisë personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.