Merdare foto Kallxo com

Policia e Kosovës ktheu mbrapsht për Serbi një klub të hendbollit

Mediat serbe sot  kanë raportuar se Policia e Kosovës ka kthyer mbrapsht për Serbi një klub të hendbollit që ia kishte mësyrë të luaj lojë me një klub tjetër serb, por në Kosovë.

Sipas tyre, hendbollistët e Kurshumlisë, janë kthyer në Merdare.

Policia e Kosovës për portalin Rtv21.tv, ka thënë se një rast i tillë ka ndodhur pasditën e 12 nëntorit.

“Më 12.11.2020 në ora 15:20 në pikën kufitare Merdar (në hyrje) ka ardhë një ekip i hendbollit për të zhvilluar ndeshje hendbolli në Zubin Potok. Duke u bazuar në masat anti Covid-19, është refuzuar hyrja e tyre në territorin e RKS-së”, thuhet në përgjigjen e Policisë./21Media