Prishtina

Policia e konfirmon se po merren me rastin e dyshimeve për ngacmim seksual në oborrin e një shkolle në Prishtinë

Sot gjatë ditës, një medie publikoi pamje ku disa fëmijë dyshohet se ngacmonin seksualisht një vajzë tjetër (të mitur) brenda një oborri të një shkolle fillore në kryeqytet.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me drejtuesit e shkollës ku dyshohet se ka ndodhur rasti, por ata nuk kanë pranuar të flasin.

Ndërkohë, drejtorja e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala duke e konfirmuar rastin ka thënë se ngjarja ka ndodhur jashtë orarit mësimor.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zyra për medie e Policisë së Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se rasti me urdhër të prokurorit po trajtohet nga qendra për punë dhe mirëqenie sociale.

“Nga zyrtarët e shkollës kemi pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për punë dhe mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. Për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe rrethanave specifike, me rekomandim të prokurorit, rasti po trajtohet nga Qendra për punë dhe mirëqenie sociale”, ka thënë Flora Ahmeti nga forcat e rendit.

Shpjegimet zyrtare për dyshimet për ngacmim seksual në një shkollë të Prishtinës

www.kallxo.com