Policia e konfirmon se alarmi për shpërthim në shkollën ‘Xhevdet Doda’, është i rrejshëm

Alarmi se mund të ketë një shpërthim në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka rezultuar i rrejshëm, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Sot në adresën elektronike të shkollës, ‘Xhevdet Doda’ në kryeqytet ishte paralajmëruar një shpërthim i mundshëm.

Në vendin e ngjarjes dolën Policia e Kosovës me njësinë, K-9, zjarrfikësit e autoambulanca.

Por, organet e rendit konfirmuan për KALLXO.com se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme ka rezultuar se informata për shpërthim ishte e rrejshme.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, tha Policia për KALLXO.com

VIDEO – Alarm për shpërthim, njësia K-9 e Policisë futet në shkollën, ‘Xhevdet Doda’