
Ilustrim.
Policia e kap 17-vjeçarin me armë zjarri në kafiteri në Ferizaj dhe e arreston
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Ferizaj dhe Shtime për posedim të armëve pa leje.
Njëri nga të dyshuarit, 17-vjecar është arrestuar në një kafiteri në Ferizaj, derisa mbante armën me vete.
“Me datën 20.12.2024, rreth orës 11:40 kemi pranuar një informatë se një person posedon me vete armë zjarri dhe është duke qëndruar me një kafiteri. Pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në rroba civile menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë hasur personin L.S (M/K) i moshës 17-vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri ( pistoletë)” – thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma është konfiskuar.
Një rast tjetër ka ndodhur në Shtime, ku Policia pasi kishte ndaluar një veturë, kishte gjetur një armë tek një 26-vjecar.
“Me datën 20.12.2024, rreth orës 17:30 gjatë patrullimit policët e stacionit në Shtime kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe personave, tek i dyshuari E.S (M/K) i moshës 26-vjeçar është gjetur një armë zjarri (pistoletë) dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë” – thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa arma është konfiskuar.