Policia e Gjilanit gjobit vozitësin që lëvizi në kahun e kundërt të rrugës

Policia e rajonit të Gjilanit ka identifikuar dhe gjobitur vozitësin, i cili në një video-incizim shihej duke drejtuar automjetin në drejtim të kundërt të rrugës.

Përmes një komunikate, Policia potencon se në videon që kanë pranuar nga mediat, shihet automjeti Golf 4 me targa 05 duke lëvizuar në kahje të kundërt, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka pranuar video-inçizim dërguar nga mediat lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik, ku shihet automjeti Golf 4 me targa 05, duke lëvizur në kahje të kundërt duke rrezikuar automjetet tjera”, thuhet në njoftim.
“Menjëherë veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe me pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor”, shton tutje policia.