INTERPOL - Foto: REL/Shutterstock

Policia e gjen në Klinë veturën e kërkuar nga Interpoli

Një veturë me targa të Zvicrës e cila po kërkohej ndërkombëtarisht nga Interpoli është gjetur në Klinë, më 25.09.2024.

“Njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, më 26.09.2024.

Vetura është sekuestruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.