Foto: KALLXO.com Ilustrim

Policia e Fushë-Kosovës arreston dy persona të kërkuar me urdhër të gjykatës

Dy persona që po kërkoheshin me urdhëresa të gjykatës janë arrestuar nga policët e Fushë-Kosovës. Të njëjtit janë dërguar për t’i vuajtur dënimet e tyre.

N.B. 46-vjeçar, i dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia është arrestuar mbrëmë në Podujevë.

Ndërsa, personi tjetër me inicialet L.K., 48-vjeçar, i dyshuar për dhunë në familje është arrestuar sot rreth orës 09:30.

Sipas Policisë së Kosovës, i kërkuari nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pas intervistimit është dërguar në qendrën e paraburgimit.