Policia e Forenzika pranojnë pajisje të reja për kontrollin e armëve të vogla

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, do t’i dorëzojë Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Forenzikës pajisje për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta sot në ambientet e Agjencisë kosovare të Forenzikës.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Programi i Sigurisë në Kosovë (KSSP) i UNDP-së do të dorëzojë pajisje që do të përmirësojnë punën e Agjencisë së Forenzikës dhe Policisë së Kosovës. Ndihma gjithashtu përfshin trajnimin e personelit përkatës për përdorimin e duhur të pajisjeve të dhuruara.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe Ambasadori i Gjermanisë, Sh.T. Christian Heldt, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP, znj. Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Drejtori për Burime në Policinë e Kosovës, Dejan Jankovic, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë kosovare të Forenzikës, Blerim Olluri dhe pëfaqësues të Ministrisë Punëve të Brendshme.

Pajisjet dhe trajnimet u mundësuan nëpërmjet kontributit bujar të Zyrës së Jashtme Gjerman.