Policia e EULEX shpëtojnë një qytetar që ishte zhdukur ditë më parë

Pjesëtarët e Njësisë së Specializuar të Policisë së EULEX dje kanë shpëtuar një qytetar, i cili ishte zhdukur disa ditë më parë pasi kishte hyrë në Kosovë me motoçikletë.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark ka shkruar në Twitter se ndihet krenar më këtë veprim të këtyre pjesëtarëve që vijnë nga Polonia.

“Krenar për atë se si pjesëtarët e Njësisë së Specializuar të Policisë (NJSP) së EULEX-it nga Polonia, ndërsa ishin duke patrulluar dje, ndihmuan ta shpëtojnë një person i cili ishte zhdukur para disa ditësh pasi kishte hyrë në Kosovë me motoçikletë. Urojmë që ai të shërohet nga lëndimet e rënda”, ka shkruar Lars Gunnar Wigemark.