Policia e EULEX-it, shpëton të riun që rrezikonte të mbytej në ujë

Një person që ishte duke u mbytur në liqenin e Leqinatit është shpëtuar nga ana e Policisë së EULEX-it.

Përmes një njoftimi zyrtar EULEX, ka konfirmuar se ka shpëtuar jetën e një të riu në Liqenin e Leqanatit.

‘’Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it shpëtoi jetën e një të riu nga mbytja në Liqenin e Leqinatit. Ekipi jonë i NjSP u hodh në shpëtim nw momentin që panë shenjat e dobësuara të jetës së të riut dhe dëgjuan thirrjen për ndihmë’’, thuhet në njoftim e EULEX-IT.

Postimin e plotë e gjeni këtu në link.