Foto: Ilustrim

Policia e dërgon për intervistim, i dyshuari ua dëmtoi zyrën

Një person është arrestuar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policorë. Mirëpo, i dyshuari nuk u ndal me kaq. I njëjti demoloi edhe zyrën e intervistimit në Polici.

Rasti ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në rrugën e “Reçakut” në Ferizaj.

I dyshuari gjatë intervistimit ka arritur që në zyrën e intervistimit të dëmtojë një tavolinë dhe një karrige.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.