Policia e cilëson rastin në Fushë Kosovë si vetëvrasje, trupi dërgohet për obduksion

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Një person mbrëmë dyshohet se ka rënë nga një objekt banesor rreth orës 23:00.

Ngjarja e ndodhur në Fushë Kosovë po cilësohet si vetëvrasje ndërsa viktima sipas policisë është e gjinisë femrore.

Trupi i pajetë i viktimës tashmë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se me të marrë informacionin, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aty ishte edhe ambulanca ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Fushë-Kosovë, vdes një person, ra nga ndërtesa