Policia e Kosovës

Policia: Dy nxënës në Gjakovë përfshihen në rrahje

Dy të mitur, nxënës të shkollës fillore, dyshohet se janë përfshirë në rrahje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në fshatin Cërmjan në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit.

Tutje në raportin e Policisë thuhet se rasti është në procedurë të rregullt.