Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia dhe Prokuroria po hetojnë rastin e dhunimit të një vajze në Prishtinë

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetime për dhunimin e një vajze në Prishtinë.

“Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”- thuhet në raportin policor të publikuar më 04.11.2024.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur më 03.11.2024, në orën 1 pas mesnatës.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nëse ka të dyshuarë apo të arrestuar për këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk është marrë asnjë përgjigje.