Policia dhe Inspeksioni komunal i Prishtinës parkohen në shtegun e biçikletave në Dardani

Shtegu i biçikletave në Dardani i rregulluar nga komuna e Prishtinës po shfrytëzohet si hapësirë për parkimin e veturave.

KALLXO.com para pak minutash ka siguruar një fotografi ku shihet vetura e Policisë dhe e Inspeksionit komunal të Prishtinës të parkuara në shtegun e biçikletave në Dardani përkatësisht tek KEDS-i.

Në fotografi nuk shihen të vendosura pengesat e betonit përgjatë shtegut të cilat do të pengonin parkimin e veturave.

Para një jave Shpend Ahmeti pas disa fotografive të publikuara ku shihet shtegu i biçikletave i shfrytëzuar si parking i veturave kishte thënë se puna në shtigje nuk ka përfunduar dhe se do të vendosen pengesat e betonit përgjatë shtegut, për ta pamundësuar parkimin e veturave.

 

Vetura e Policisë dhe Inspeksionit komunal të Prishtinës të parkuara në shtegun e biçikletave