Policia dhe Dogana e Kosovës kapin 7 kilogramë narkotikë në pikën kufitare në Vërmicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka kapur rreth 7 kilogramë narkotikë, në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit, sot rreth orës 16:00  dy persona të dyshuar me automjet të tipit Renault, kanë tentuar kalimin e pikës kufitare, me sasinë e narkotikëve të ngarkuar në automjet.

“Gjatë kontrollit të përbashkët nga oficerët doganorë dhe policorë në pjesët anësore te ulëset e pasme të automjetit është hasur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e mbështjellur me qese najloni, sipas matjeve fillestare rreth 7 kilogramë”, thuhet në njoftim.

Njësiti i Anti-Drogës së Policisë së Kosovës në Prizren është informuar për t’u marrë me procedurat e mëtejme lidhur me rastin, përfshirë matjet e sakta-peshën dhe detaje tjera.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.