![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2024/06/Korea-Jugut-e1719226961425-673x480.jpg)
Flamuri i Koresë së Jugut Foto: Pixabay
Policia bastis zyrën e presidentit të Koresë Jugore
Policia në Korenë Jugore ka bastisur zyrën presidenciale në Seul pas përpjekjes së dështuar të presidentit Yoon Suk Yeol për zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme në vend javën e kaluar, ka raportuar më 11.12.2024 transmetuesi britanik, BBC.
Bastisjet janë zhvillimi i fundit në atë që është konsideruar javë e trazuar në politikën e Koresë Jugore.
Presidenti Yoon, i cili ia ka dalë të mbijetojë politikisht pavarësisht një votimi për nisjen e procedurave të shkarkimit dhe thirrjeve të shumta për dorëheqje, po përballet me hetime nga degë të ndryshme qeveritare me akuzat për tradhti dhe kryengritje.
Njëherësh, ish-ministri i Mbrojtjes i vendit, Kim Yong-hyun, i cili ka marrë përgejgjësi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke ia kaluar kompetencat e sundimit ushtrisë, është munduar të bëjë vetëvrasje gjatë kohës sa mbajtjes në arrest të martën mbrëma, ka bërë të ditur një zyrtar lokal.
Kimi po mbahet aktualisht në një qeli me mbikëqyrje dhe “aktualisht nuk ka ndonjë telash shëndeti”, ka njoftuar parlamentin jugkorean Ministria e Brendshme.
Ai ishte arrestuar të dielën.
Shumë zyrtarë të afërt me Yoonin kanë dhënë dorëheqje pas shpalljes jetëshkurtër të gjendjes së jashtëzakonshme.
Vendi po përballet tani me kaos politik.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com