Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia bastis shtëpinë e një të burgosuri, i gjejnë një pushkë gjuetie

Policia ka bërë një kontroll gjatë ditës së djeshme në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë.

Cak i këtij kontrolli ishte shtëpia e një personi i cili është duke vuajtur dënimin në Burgun e Gjilanit.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë të rregullt.