Ilustrim

Policia bastis një shtëpi në Pogragjë të Gjilanit, gjen drogë dhe municion

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:00, hetuesit e antidrogës kanë kryer një bastisje në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku kanë arrestuar një të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Gjatë këtij plani taktik të koduar me emrin “Kalaja” Policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

Në cilësi të provave materiale, sipas komunikatës së Policisë, janë sekuestruar prova apo dëshmitë si në vijim: 280.7 gr.  marihuanë, 140 gr. marihuanë , 8.6 gr. marihuanë, 3.3 gr. fara për kultivim, 0.6 gr. kokainë, 1,450 euro para të gatshme, 30 franga para të gatshme, 1 elektroshok, 3 peshore elektrike, 27 copë fishekë të kalibrit të rendë, 2 fishekë të kalibrit A/47.

Tutje Policia sqaron se në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit për të dyshuarin është lëshuar vendim për ndalim për 48 orë.