Foto: Ilustrim

Policia arreston tre të dyshuarit për therjen me thikë në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Qupevë e Ulët të Klinës është therur me thikë një person.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 18:20, dhe viktimës i është dashur të marrë trajtim në QKUK në Prishtinë.

Të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar disa orë më vonë nga njësitet policore.

“Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë kërkuar nga njësitet e Stacionit Policor në Klinë. Pas një pune intensive të Policisë, mbrëmë rreth orës 23:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre persona të dyshuar, një nga ta i mitur”, thuhet në njoftim.

Tutje policia sqaron se të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit social janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.