Foto: Ilustrim

Policia arreston të dyshuarin për dhunimin e një gruaje irlandeze në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për dhunim të një gruaje irlandeze në Prishtinë. Rasti është raportuar ditën e djeshme, ndërsa sipas raportit të Policisë, gruaja irlandeze dyshohet të jetë dhunuar nga një burrë kosovar. Për rastin, Policia njofton se janë intervistuar edhe disa dëshmitar, ndërsa viktima është përcjellë për ekzaminim mjekësor.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, i dyshuari është arrestuar dhe është ndalur në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton Policia, sipas të cilëve, hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e situatës.