Policia arreston të dyshuarin pasi i gjeti karikator të mbushur me plumba

Një person në fshatin Uglar të Gjilanit është arrestuar mbrëmë nga policia.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që tek i njëjti gjatë kohës sa ishte me disa persona të tjerë, policia ka gjetur një karikator të mbushur me plumba në xhepin e tij.

I dyshuari para policisë ka deklaruar se karikatori është i pistoletës së tij për të cilën posedon leje.

Njësiti policor gjatë verifikimit të asaj armë në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një armë tjetër zjarri pa leje dhe një fishekë.

Pas intervistimit, i dyshuari për këtë rast me vendim të prokurorit është liruar në proceudurë të rregullt.