Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia arreston "policin"

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi me t’u ndaluar për legjitimim nga organet e rendit, është prezantar rrejshëm si pjesëtar policor.

Fillimisht, siç njofton Policia e Kosovës, ai nuk i është përgjigjur urdhërit të ndalimit, duke tentuar të ikte. Por, ai kapet nga Policia ndërsa në momentin që i dyshuari ndalohet, prezantohet rrejshëm si zyrtar policor.

Ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë në orët e hershme të mbrëmjes së djeshme.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajte.