Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia arreston personin që ishte në arrati që nga viti 2018

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me iniciale, M. Sh., i dyshuar për kryerjen e vepres penale, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”. M .Sh. ishte në arrat që nga viti 2018.

“Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në Gjilan, përmes rrugëve operative ka siguruar informata relevante për vendndodhjen e të dyshuarit me iniciale (M. Sh.), i cili që nga viti 2018 ka qenë në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në komunikatën e Policisë thuhet se ky institucion ‘ka siguruar prova të besueshme tek të cilat ka mbështetur dyshimet se i njëjti ka kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” , mirëpo që nga ajo kohë e deri më tani i dyshuari ka qenë i pakapshëm për organet ndjekjes penale’.

Pas arrestimit i dyshuari  me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për për 48 orë.