Ilustrim
Policia arreston një të dyshuar për kontrabandim të katër migrantëve në Prizren
11.12.2024 - 10:16
Një person i dyshuar për kontrabandim të migrantëve është arrestuar në Vërmicë të Prizrenit.
Policia tha se njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari. Në raportin 24-orësh thuhet se në të ishin edhe katër shtetas të huaj.
Tutje u njoftua se i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërsa personat që ishin në veturë janë dërguar në Qendrën për Azil.
Rasti ka ndodhur më 10.12.2024 në ora 22:25.