Ilustrim Foto: KALLXO.com

Policia arreston një shtetas serb, dyshohet për vjedhje të lokaleve në Kamenicë

Një person, shtetas i Serbisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës për vjedhje të rëndë në Kamenicë.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka kryer dy vjedhje në dy lokale të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në fshatin Topanicë të Kamenicës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, shtetas i Serbisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.