Aksioni i IPK-së në Vërmicë, Foto: KALLXO.com

Policia arreston një shtetas egjiptian, tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin në Vërmicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas nga Egjipti, nën dyshimin se ka dashur të kalojë ilegalisht kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në pikë kalimin e Vërmicës, dje rreth orës 11:30.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjatë së shtunës, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në qytetin e Prizrenit ku janë kryer bastisje në disa lokacione.

Nga aksioni u arrestuan 18 të dyshuar për kontrabandë me mbi 700 migrantë, që nga muaji mars e deri më 30 korrik të këtij viti.

Sipas Prokurorisë, të lartcekurit duke bashkëpunuar mes vete, nga Shqipëria në Kosovë kanë futur ilegalisht mbi 700 emigrantë të cilët edhe janë strehuar dhe i është siguruar fjetja dhe ushqimi nga  të dyshuarit F.S., L.S., A.S., B.A., E.A.

Prizren, kërkohet paraburgim për të dyshuarit për kontrabandë me emigrantë