Ilustrim

Policia arreston një person që posedonte dhe shpërndante kokainë

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lezhë që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë. I njëjti, sipas njoftimit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet duke përplasur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e tyre.

Gjithashtu, Policia raporton se gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin.

“Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.V., 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin”, njofton Policia e Shtetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.