
Ilustrim: Prangosja e një të dyshuari - Foto: KALLXO.com
Policia arreston një person për tentim-hyrje me dhunë në një objekt
22.10.2024 - 10:22
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se me forcë ka dëmtuar derën e një objekti dhe ka tentuar të hyjë me forcë brenda tij.
“Më 21.10.20214 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka dëmtuar derën e hyrjes së objektit dhe ka tentuar të depërtojë me forcë në brendi”- thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.