Foto: PK.

Policia arreston një person në Skenderaj, ia konfiskon revolen me 6 fishekë

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar sot një person të cilit ia ka konfiskuar edhe një revole me 6 fishekë në Skenderaj.

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një denoncimi të bërë ndaj tij nga një qytetar.

“Konfiskimi i armës është  realizuar si rezultat i veprimeve hetimore, ku fillimisht nga ana e ankuesit  ishte raportuar  një rast me elemente të veprës penale  të kanosjes. Pas identifikimit dhe arrestimit  nga i  dyshuari  është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishekë ”-thuhet një njoftim.

I dyshuari pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij, sipas policisë  është iniciuar rast për hetim për veprat  penale ” Kanosje ” dhe “Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar të armës”.