Policia arreston një person në Prishtinë, po kërkohej për vrasje në tentativë
28.11.2024 - 10:40
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë i cili po kërkohej për vrasje në tentativë.
Tek i dyshuari me iniciale, Z.Z., 23-vjeçar, Policia ka gjetur edhe një armë zjarri, të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë në oborrin e një shtëpie.
Organet e rendit kanë njoftuar se arrestimi i të kërkuarit për vrasje në tentativë është bërë të mërkurën, në lagjen Arbëria, në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i arrestuari është dërguar në qendër të mbajtjes.