Podujeva

Policia arreston një burrë pasi kanosi verbalisht një grua

Në fshatin Herticë në komunën e Podujevës në orën 15:08 një grua ka raportuar në polici se është kanosur verbalisht nga një mashkull.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas mosmarrëveshjeje.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit. Është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është duke u hetuar.