Ilustrim

Policia arreston një burrë në Leposaviq, nuk përfilli urdhrin e gjykatës dhe iu afrua ish- gruas së tij

Një burrë është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia pasi i njëjti dyshohet se nuk përfilli urdhrin e gjykatës për të mos iu afruar ish-gruas së tij.

Burri sipas policisë është i dyshuar për dhunë në familje dhe mospërfillje të urdhrit të gjykatës.

Ish- gruaja e tij e ka raportuar burrin se ky i fundit e kishte shqetësuar vazhdimisht përmes mesazheve telefonike madje i ishte afruar së njëjtës te vetura.

Të dy janë në një proces gjyqësor për ndarje. Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq gjatë ditës së djeshme.

Të dy palët janë intervistuar në lidhje me rastin.

Prokurori kujdestar ka vendosur që me veprimet që dyshohet se ka kryer burri ta dërgoj në mbajtje për 48 orë.