
Ilustrim.
Policia arreston një 37-vjeçar për grabitje në Mitrovicë
19.11.2022 - 17:07
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një 37-vjeçar për grabitjen e një institucioni mikrofinanciar ditë më parë në Mitrovicë.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se pas intervistimit, të dyshuarit, S.M. i është caktuar masa e ndalimit policor.
Policia kishte arrestuar dje një 63-vjeçar në Mitrovicë si i dyshuar për grabitjen në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në lidhje me grabitjen e institucionit mikrofinanciar.
Bazuar në informatat e Policisë, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.