Policia arreston në Mitrovicë të dyshuarit që regjistruan firma të rreme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Mitrovicë për mashtrim.

Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar dje rreth orës 11:00.

Policia ka sqaruar se të dyshuarit janë arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë regjistruar firma fiktive në Kosovë.

Sipas policisë, firmat e regjistruar të cilat janë pa ndonjë aktivitet afarist, janë regjistruar nga të dyshuarit për të arritur deri të pranimi i disa produkteve nga kompania Ipko.

Ky aktivitet sipas policisë, ishte shtrirë në disa komuna të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.