Ilustrim

Policia arreston në Ferizaj tre të dyshuarit për drogë e armë pa leje

Policia ka njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për dorë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë arrestuar nga policia në rrugën “Gjergj Fishta”, në Ferizaj, dje rreth orës 06:05.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të policisë në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar si prova material  një veturë, substancë e dyshuar narkotike, dy peshore, 36 qese najloni për paketime, dy mullinj për bluarje të narkotikëve, një pistoletë, 26 copë fishekë, dy thika, pesë telefona, një DVR i kamerave, 110 eur0 dhe 200 lekë.

Të dyshuarit për këtë rast, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.