Policia arreston katër persona të kërkuar nga aksioni për kontrabandë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të cilit ishin në kërkim pas operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra, të datës 13 tetor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugu dhe Mitrovicës Veri.

Tre nga të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Policia e Kosovës  dhe Dogana e Kosovës kishin ndërmarrë operacion kundër kontrabandës së mallrave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut më 13 tetor. Në Mitrovicë të Veriut njësitë e Policisë dhe të Doganës janë përballur me protesta të dhunshme të banorëve serbë.

Rreth 10 policë kishin mbetur të lënduar si shkak i hedhjës së bombolave të gazit.

Qytetarët serbë kishin sulmuar edhe ekipe të gazetarëve.

Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim disa persona të dyshuar rreth këtij operacioni.

FOTO – Largohet barrikada në Mitrovicën e Veriut