Foto: Ilustrim

Policia arreston dy vëllezër të dyshuar se dhunuan 20 vjeçaren

Dy vëllezër nga fshati Lojme në Kukës janë arrestuar dje nga Policia e Shtetit nën dyshimet se kanë dhunuar një vajzë.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit Xh. H., 31 vjeçar dhe M. H., 24 vjeçar, janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 20 vjeçare, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në lidhje me këtë rast i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.