Foto: Ilustrim

Policia arreston dy persona për vjedhje të cigareve në vlerë 50 mijë euro në terminalin doganor

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit të ndodhur më 25 tetor në terminalin doganor në Merdare.

B.S. dhe M.Sh. dyshohet se kanë vjedhur cigare në vlerë 50 mijë euro.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë për KALLXO.com se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.