34 vjeçari filmohet duke vjedhur lap-topë
Policia e Shtetit ka arritur të arrestoj një person të dyshuar për disa vjedhje të kryera në Tiranë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pasi policia ka ndërmarrë planin operativ “Lenovo”.
I dyshuari E. C., 34 vjeçar, nga Tirana është arrestuar nga policia si autor i tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas policisë, bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera, specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tri rasteve të vjedhjes së llaptopëve nga i dyshuari në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, vjedhja e parë ka ndodhur me datë 30 dhjetor 2019, në një qendër tregtare, vjedhja e dytë me 10 janar 2020, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dhe vjedhja e tretë me 13 janar 2020, në rrugën e Durrësit
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “vjedhje”.