Ilustrim

Policia arreston 2 persona në Pejë, u kapën me heroinë, kokainë e fishekë të armëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë nën dyshimin për veprat penale për veprën penale “Posedim i narkotikëve”.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësiti i Antidrogës pas hetimeve përmes masave të veçanta, gjatë një operacioni taktik, gjatë kontrollit në trup të dy të dyshuarve meshkuj kosovar dhe në dy shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 29 fishekë, 234.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 412.6 gram heroinë dhe tre telefona.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.