Policia arrestohet 3 persona, dyshohet se kryen 5 vjedhje në Ferizaj

A.Sh., 20 vjeçar, F.R., 24 vjeçar dhe E.R., 19 vjeçar janë arrestuar sot pasdite nga Policia e Kosovës, si të dyshuar për pesë raste të vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Në komunikatën për media thuhet se arrestimi i të dyshuarve erdhi pas një pune intensive hetimore nga Njësia e Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtutjeshme hetimore.