
Ilustrim
Policia arrestohen dy persona në Shtërpcë, dyshohet se sulmuan një 40-vjeçar
09.1.2023 - 16:55
Dy persona janë arrestuar sot në Sushicë të Shtërpcës pasi dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime trupore një 40-vjeçari.
Policia njofton se i lënduari me inicialet S.M ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.
Ndërsa të arrestuarit G.M., 41-vjeçar dhe J.M., 39-vjeçar me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”.