Policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

Policia e Kosovës ka bërë apel që qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes për shkak të ndryshimeve atmosferike, më konkretisht ngricave në rrugë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, ndryshimet atmosferike, reshjet e vazhdueshme dhe moti i  ftohët në vendin tonë, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Ditëve të fundit vendi është ballafaquar me reshje të mëdha të shiut dhe të borës, të cilat kanë shkaktuar edhe vërshime në shumë zona.