Mbahet ceremonia e diplomimit të 446 kadetëve të Policisë së Kosovës
Policia anulon konkursin për gradim në gradën rreshter
Policia e Kosovës ka anuluar konkursin për gradim për gradën rreshter, konkurs i cili ishte shpallur më 12.02.2024.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media të Policisë më 09.07.2024.
Policia ka njoftuar se ky konkurs u anulua bazuar në rekomandimet e IPK-së.
“Bazuar në gjetjet e stafit policor të angazhuar për analizim të procesit si dhe raportit të inspektimit të IPK-së, është vlerësuar se procesi ka qenë në përgjithësi i rregullt dhe mirë i organizuar, përjashtimisht disa procedurave dhe çështjeve teknike e administrative, për të cilat IPK-ja ka dhënë rekomandimet e saja”- thuhet në komunikatë.
Në këtë komunikatë gjithashtu thuhet se, PK do të fillojë me të gjitha përgatitjet e nevojshme administrative dhe logjistike, që procesi i gradimit për rreshter të vazhdohet sa më parë që të jetë e mundur.
“Policia e Kosovës është organizatë transparente, llogaridhënëse dhe çdo gjë që mund të dëmtojë reputacionin apo të krijojë mosbesim të policëve e të publikut, do të punojë që ta ruajë dhe ta ngritë edhe më tej besueshmërinë e zyrtarëve të saj dhe publikut, duke ofruar transparencë, monitorim të procesit nga partnerë të jashtëm dhe mbikëqyrje të të gjitha proceseve”- thuhet tutje në komunikatën e PK-së.
Konkursi ishte hapur për 350 pozita të lira për gradën rreshter